
Në përgjimet italiane të peronazheve të Ndragethës përmendet disa herë një biznesmen shqiptar, me lidhje të forta me pushtetin politik, nga qeveria deri në bashki, i cili do të bënte të mundur depërtimin e tyre në sferat e larta të Tiranës. Personi me emrin “Niku” të cilin bashkëbideduesit i njohin edhe aktivitetin edhe udhëtimet në drejtim të Italisë, përmendet si presidenti i shoqërisë “Sol”. Duke bërë kërkime të thjeshta mediat vetndase kanë identifikuar se kush është ai, kanë hetuar lidhjet me pushtetin dhe përfitimet që ka nxjerrë nga afërsia me të.
Ai quhet Besnik Halili, është pronari i vetëm i shoqërisë NCI shpk, si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk, ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjime.
Besnik Halili është bashkëshorti i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit e cila u bë gjithëandej e njohur pas një konflikti të ashpër me Fatmir Xhafajn në komisionin parlamentar të ligjeve. Sot Sufali është drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror.

Por përpos lidhjeve familjare Besnik Halili ka dëshmuar se ka edhe lidhje të forta politike, pa të cilat nuk mund të bësh biznes të fuqishëm në Shqipëri dhe as të fitosh tendera publikë. nga një hulumtim i shpejtë rezulton se gjatë viteve të pushtetit të rilindjes “Niku” në total ka përfituar 197 tendera, me vlerë 19.4 milionë euro, nga të cilat, 179 vetëm në shëndetësi, me vlerë 18.6 milionë euro. Nga 197 tendera total, 120 janë me një operator në garë pra pa garë, me vlerë 13.5 milionë euro
Pra ndonëse përgjimet e italiane të sekserëve të Ndraghetës nuk përbëjnë prova, një gjë është e qartë, si mafiozë të vërtetë ata e kishin pikasur njeriun e duhur që mund ti hapte dyert në Shqipëri me qeverinë dhe bashkinë e Tiranës. Edhe për tre lejet e ndertimit për kulla në qëndër të kryeqytetit edhe për punë të tjera për shitje paisjesh, Niku ishte një garanci e mirë. Faktet e nxjerra se fundi se ai fitonte tendera publikë pa garë dhe pa konkurentë flasin për njohjet dhe fuqinë e presidenti të grupit Sol. DOSJA.AL


You must be logged in to post a comment.