
Një tjetër episod i turpshëm raportohet se ka ndodhur në Spitalin Covid-1 në Tiranë, ku një infermiere është arrestuar nga policia pasi i ka marrë një pacienti të vdekur nga llogaria e tij bankare një shumë prej 60 mijë lekësh të rinj. Rasti e zbuloi djali i viktimës që bëri edhe denoncimin në polici.
Infermierja e ndaluar, siç shikohet edhe në foto, është Ronida Hysa.
Denoncimi u publikua në emisionin Stop, ku djali i viktimës deklaronte se babai i tij ishte vjedhur, pasi kishte ndërruar jetë.
Po ashtu, mësohet se ajo ka tërhequr tre herë para, nga 20 mijë lekë të reja në secilin rast. Hysa e pranoi autorësinë, por nuk ka dhënë asnjë lloj argumenti.Kallëzimi është bërë disa ditë më parë nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja Roniada Hysa, infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes.Ronida Hysa, fillimisht e ka nisur karrierën në spitalin e Durrësit dhe më pas është transferuar në Tiranë.


You must be logged in to post a comment.