Nga Perparim Gjeka.

Ne vitin 2009 para zgjedhjeve te pergjithshme duke prezantuar kreun e listes dhe te fushates per qarkun e Fierit S. Olldashi, Sali Berisha kryeminister tregoi nje histori kur Olldashi sapo kishte marre postin e ministrit te brendshem dhe i dilte detyra te godiste krimin e organizuar qe lulezonte kudo ne vitin 2005. Per kete ishte thirrur nje mbledhje me gjithe kreret e policise dhe strukturave te zbatimit te ligjit duke u kerkuar zero tolerance. Kryeministri e kishte mbyllur mbledhjen me fjalet: Keni gjithe mbeshtetjen time dhe vetem me thoni hapur se ca ndihme kerkoni. Pas nje hezitimi dikush nga salla kishte kerkuar asgje tjeter pervec mos nderhyrje nga Kryeministri dhe ministri per lirim pas arrestimeve te tyre, duke u mbeshtetur ne kete pike edhe nga te pranishmit e tjere. Ky episod flet shume per rolin vendimtar te te parit te qeverise ne lidhje me krimin ne Shqiperi dhe per goditjen selektive qe i behet atij. Sipas kesaj logjike ky episod tregon se cfare arritjesh mund te kete pasur tete vjet kohe ky kryetar qeverie te rrise krahun e tij te te inkriminuarve ne te gjithe vendin, te godase ata qe nuk i binden dhe te ndihmoje ata qe i duhen.
Ky episod shpjegon pse policia dhe organe te tjera te zbatimit te ligjit nuk kane fuqine e as nje prokurorie province ne Itali dhe ku qendron fuqia e vertete.
Nga ana tjeter Rama eshte i pari kryetar bashkie i Tiranes qe perkoi me bumin e ndertimeve ne kryeqytet nga njerezit me te pasur dhe i perfoluri i pare per 20% e famshem te lejeve te ndertimit (vertetuar edhe nga pergjimet e Ndragetas se fundmi se akoma ekziston), ne kete pozicion per 11 vjet rresht nga ku kuptojme fuqine e tij ekonomike dhe lidhjet e ngushta me ata me fuqine ekonomike me te madhe ne vend ose oligarket, simbioze qe u forcua ne tete vitet e fundit me favorizimin e forcimin e me te bindurve dhe eleminimin e te pabindurve ndaj tij. Operacioni i fundit i OFL i dha doren e fundit ketij operacioni edhe nese ai ishte i rrezikuar nga ndonje segment i fuqishem jashte kontrollit te tij.
Keshtu qe me perqendrimin e fuqise ekonomike, kriminale dhe politike ne doren e nje personi me fuqi te plotfuqishme, bie poshte miti se ne Shqiperi veprojne forca okulte qe levizin fijet e politikes sic mund te kete qene deri para 2017es. Me kete fuqizim shpjegohen shume fenomene; nenshtrimi dhe heshtja e medias dhe trajtimi arrogant i gazetareve me shtypje zeri si te ishin miza ne fytyre, mbytja e zerit ose blerja e opozites, koncesionet me vlera shume me te larta edhe se ne vendet perendimore per te njejtin vellim punimesh, rritja e numrit te punonjesve te policise dhe shteti policor, shuarja e te gjitha protestave qe nga e naftetareve, e Teatrit e deri te studentet, e deri te shkembimi i gjakut te nje te vrari nga policia me nje rrenje ulli.
Rrjedhimisht, eshte naive te kerkojme shpetim nga ndryshimi i mendjes se atyre qe i sherbejne ketij pushteti ose perfitojne prej tij, eshte naive te kerkojme shpetim nga masa e gjere e popullit te frikesuar ne palce nga forca e perqendruar shteterore, kriminale dhe ekonomike, eshte naive te kerkojme shpetim vetem grupet e interesit me ne krye ata qe shiten apo blihen ne mos me nje apartament, me nje milion dollare, ne mos me 1 me 10, sepse 10 milion dollare per nje makineri qe posedon dhjetera ne mos qindra miliarde dollare nga te gjitha aktivitetet e nje shteti mafioz eshte si njeqind lekeshe per xhepin e nje nepunesi me rroge nje milion.
Eshte naive te besojme se shpetimi do vije nga parti te reja krijuar nga individe apo grupe individesh pa backgroundin e duhur per te krijuar fryme ndryshimi.
Eshte naive te besojme se shpetimi do te vije edhe vetem nga opozita e bashkuar, pa pushtet qendror e lokal, pa fuqi ekonomike dhe kriminale te krahasueshme me pushtetin, me figura te konsumuara qe nuk ngjallin shpresen e ndryshimit dhe rotacionit.
Rotacioni kerkon fryme te tille qe edhe shume socialiste te mos duan te votojne siglen e tyre, sepse kane nje obsion me te mire, ndryshimi kerkon fryme te tille qe edhe demokratet te mos duan te votojne te njejtat fytyra se kane nje alternative me te mire, rotacioni kerkon qe elektorati gri te mos jete i detyruar te votoje ose nje alternative te keqe ose nje akoma me te keqe, por nje me te mire. Rotacioni kerkon te mos figurojne figura te perfolura per mashtrim, lidhje me krimin, ryshfet ne lista. Rotacioni kerkon qe PS te mos dale parti e pare edhe nese nuk i merr e vetme 71 deputete, sepse i jepet e drejta te formoje qeverine dhe e blen njeren prej partive ose blen votat qe i duhen ne Kuvend qofte edhe me 1 miliard dollare. Keshtu qe rotacioni kerkon nje LISTE TE PERBASHKET OPOZITARE, lista plotesisht te hapura me perfaqesues nga te gjitha sensibiletet qe kane bere opozite keto kater vjet. Rotacioni kerkon mbi 80% e votuesve te preferojne rotacion. Rotacioni kerkon qe kete nisme ta marre Partia Demokratike si opozita e pare qe rrezoi diktaturen, si opozita qe eshte paguar me taksat tona gjysmen e tranzicionit, dhe si opozita qe duhet te provoje me kete hap se NUK eshte e kapur nga fuqia e plotfuqishme.
Ne kete liste me 140 vete ne zgjedhjet e 25 prillit duhet te perfshihen: kryetaret e gjithe partive politike qe kane bere opozite publike me pushtetin e perfaqesues te tyre ne raport te drejte me votat e marra ne 2017, perfaqesues te gjithe atyre qe kane organizuar greva e demonstrata gjate kater viteve te fundit, perfaqesues te medias qe kane bere opozite te pakompromis me pushtetin, perfaqesues te grupeve te interesit dhe sindikatave si nafta, miniera, bujqesia, turizmi, fasonet, etj., perfaqesues te diaspores se organizuar ne grupe interesi dhe shoqata qe kane bere opozite te dokumentuar, zera te fuqishem publike qe kane mbajtur gjalle opozitarizmin, perfaqesues nga inteligjencia ekselente si shqiptaret me te arrire ne bote ne fusha te shkences, artit, ekonomise dhe arsimit, e te tjera sensibilitete opozitare e atdhetare.
Nese kete nisme nuk e merr PD duke kerkuar voten e te gjitheve, sepse po perfaqeson realisht te gjithe, ajo provon se vendos interesat e saj partiake mbi interesin kombetar minimalisht dhe se maksimalisht eshte e shitur te i plotfuqishmi i lagjes se Europes me emrin Shqiperi dhe nuk ka te drejten morale te kerkoj voten e te gjithe opozitareve. Dikush tjeter duhet ta marre kete iniciative kombetare.
Ne kete kohe pandemie, nuk do kemi tjeter shprese pervec vetes, bota eshte e zene me covid e vaksina duke na lene ne meshiren e Erdogan, Vucic, Micotaqis per vaksina politike, si nje geto te Ndragetas.






You must be logged in to post a comment.