
1.🌴 Nëse ta ka dhuruar fenë dhe udhëzimin, dije se Allahu të do.
2.🌴Nëse të ka dhuruar vështirësi, fatkeqësi dhe probleme, dije se dëshiron ta dëgjojë zërin tënd në lutje.
3.🌴 Nëse Allahu të ka dhënë pak pasuri, dije se Allahu të do dhe në botën tjetër do të jep më shumë.
4.🌴 Nëse Allahu të ka dhuruar kënaqësinë, dije se Allahu të do dhe se Ai të ka dhënë dhuntinë më të bukur.
5.🌴Nëse të ka dhënë durimin, dije se Allahu të do dhe se ti je nga fitimtarët.
6.🌴 Nëse të ka dhënë sinqeritetin, dije se Allahu të do! Andaj bëhu i sinqert ndaj Tij.
7.🌴 Nëse të ka dhënë brenga, dije se Allahu të do dhe pret nga ti falënderimin.
8.🌴 Nëse të ka dhënë pikëllimin, dije se Allahu do dhe dëshiron ta provojë besimin tënd.
9.🌴Nëse të ka dhënë pasuri, dije se Allahu të do andaj mos u bën koprrac ndaj të varfërit.10.Nëse të ka dhënë varfërinë, dije se Allahu të do dhe të ka dhënë diçka më të shtrenjtë se ajo.
11.🌴 Nëse të ka dhënë gjuhë dhe zemër, dije se Allahu të do dhe dëshiron që ato t’i përdorësh në mirësi dhe sinqeritet.
12.🌴 Nëse të ka dhënë namazin, agjërimin, kur’anin dije se Allahu të do, andaj mos i le pas dore, por puno me ato. 13.🌹Nëse të ka dhënë islamin, dije se Allahu të do. Allahu të do, e si mos ta duash ti Allahun? Allahu të ka dhëne shumë, si ka mundësi të mos ia dhurosh dashurinë?❤


You must be logged in to post a comment.