Presidenti Ilir Meta dhe Bujar Osmani asnjë fjalë për çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut,Bujar Osmani,po qendron për vizitë zyrtare në Shqipëri dhe në takimin  e sotëm me presidentin shqiptar Ilir Meta,që,sipas kumtesës nga kabineti i Tiranës zyrtare,thuhet se u bisedua për integrimet e këtij shteti në organizatat ndërkombëtare dhe në BE për të sjellë paqe në rajonin e Ballkanit.

Është bërë praktikë jo e mirë nga institucionet e shtetit shqiptar dhe Tirana zyrtare,që sa herë ka takime diplomtike me përfqësuesit e shteteve fqinje në rajonit Ballkanit ,ata në asnjë rast nuk kanë në agjendë të flasin për çështjen shqiptare në hapësrën etnike dhe të ndarë në shtete e kufinj të orëve të skenarëve të padrejtësive historike ndaj kombit shqiptar.

Pse në këto takime dhe agjendën zyrtare të Tiranës ,sikundër kjo e sotmja në takimin e Ilir Metës me diplomatin e urtë shqiptar Bujar Osmani,nuk u tha asnjë fjalë për çëshjtjen e (pa)zgjidhur shqiptare në shtetin multietnik të Maqedonisë së Veriut,kur e kur,shqiptarët sipas Kushtetutës janë në pozitën e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues,ndërsa gjuha shqipe nuk është zyratare(!)në këtë shtet me një të ardhme të brishtë.

Duhet theksuar se diplomati i urtë shqiptar i këtij shteti,Bujar Osmani,prej se është në korpusin politik të BDI-së në institucionet e shtetit përmes koalicionit,nuk flasin asnjë fjalë  për çështjen shqiptare  në këtë shtet,por ia mësyejnë të kontribuojnë në ,,politika e mëdha,,(!)duke e lënë çështjen shqiptare në margjinat e kohës…!

Kush ua ka ndaluar zyrtarëve të shtetit shqiptar në Tiranë  dhe partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut,që mos të flasin asnjë fjalë për çështjen shqiptare në takimet ndërkombëtare  dhe në takimet e këtij niveli në rajonin ballkanik?

Jo çështja shqiptare në Ballkan nën ambrellën e heshtjes diplomatike  dhe politike para faktorëve ndërkombëtare dhe në relacionet e takimeve me përfaqësuesit e shteteve të rajonit,ku jetojnë të ndarë shqiptarët në hapësirën e vet etnike…!

SKENDER KARACICA Çikago,shkurt të motit 2021

Trending