
Në historinë e sportit shqiptar, qitja konsiderohet si një ndër sportet cilësore, me arritjen më të mirë, ku një vend të nderuar zënë edhe sportistët fierakë. Një prej tyre ishte edhe Raqi Tavanxhiu, i shquar si sportist elitar dhe trajner ekipesh triumfatore.
I lindur në Fier në 5 shkurt 1928, ai i përkiste atij brezi, që qysh në rininë e hershme iu përkushtua luftës antifashiste dhe më pas zhvillimit të shoqërisë e të vendit. Kontributin e tij, Raqi Tavanxhiu e dha në sportin e qitjes, fillimisht si sportist në disiplinën e pistoletës 30+30 dhe më pas në rolin e trajnerit të ekipin të Apolonisë, me të cilin do të fitonte disa here titullin, “Kampion”. Për rezultatet e larta në kampionatet kombëtare do t’i ngarkohej edhe detyra e drejtimit të ekipit kombëtar, sportistët e të cilit do të nderoheshin me medalje e tituj në turne të ndryshme ndërkombëtare, si në atë të të Rumanisë dhe Kinës. Për merita të veçanta në këtë sport, Raqi Tavanxhiu mban titullin ‘’Mjeshtër Sporti’’.
🙏Personalitete që lënë gjurmë!
Nga Armando Subashi kryetar i bashkise Fier.


You must be logged in to post a comment.