
Na ndajnë rreth një javë nga zgjedhjet në Kosovë dhe një nga premtimet kryesore të partive që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit është sigurimi i vaksinës anti-Covid.
LDK-ja që aktualisht ka drejtimin e vendit dhe që synon edhe një mandat tjetër ka premtuar sigurimin e 1 milionë e 800 mijë vaksinave. Ndërkohë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u angazhua për të vaksinuar 60 për qind të popullsisë në Kosovë.
Në të njëjtën linjë edhe PDK-ja ka premtuar se do të vaksinojë gjysmën e popullsisë përgjatë vitit 2021, ndërsa në 2022-in do të vazhdojë me pjesën tjetër. Kështu ka bërë me dije kandidati për kryeminstër, Enver Hoxhaj.
Edhe AAK-ja synon të vaksinojë mbi 60 për qind të popullsisë. Këto deklarata janë bërë ditët e fundit nga përfaqësues të partive në garë për zgjedhjet e 14 shkurtit.


You must be logged in to post a comment.