Me 8 shkurt 1936,një ditë e shënuar për teatrin dramatik të Fierit dhe memorja e një rrugëtimi që pikënisjen e ka mbi bazë vullneti dhe pasioni.
Edhe pse kanë kaluar vite që nga ky moment, në mendje më vijnë aktorët amatorë që hodhën hapat e parë drejt kristalizimit të këtij zhanri artistik, Andon Poro, Sokrat Pogaçe, Jorgji Koshovari, Jorgji Panda, Paskal Pogaçe, Sotir Argjendari, Jorgji Kovaçi, Nasi Bogo, Stavri Poro, etj, të cilët nën drejtimin e regjisorit Llaqi Kola, arritën
të vinin në skenë për herë të parë në Fier, dramën e Kristo Floqit “Fe e Kombësi”.
Një arritje dhe një mësim për brezat pasardhës, për të treguar se me këmbëngulje, punë e pasion mund të realizosh ëndërrat që duken ndoshta të pamundura.
Memorja mbetet mësimi më i mirë për brezat dhe kohën!
( Në foto disa prej themeluesve të këtij tetari, së bashku me regjisorin, Llaqi Kola.)

Armando Subashi kryetar i bashkise Fier.

Trending