
Kështu, gjyqtari i çështjes Pirro Sota ka ndryshuar vendimin e tij dhënë më parë, që i lironte të akuzuarit.
Në seancën e sotme, gjyqtari Sota, pasi administroi të gjitha provat dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe raporton mjeko-ligjor vendosi që Festim Alimerkaj 53 vjeç dhe Ferdinand Merkaj 44 vjeç të qëndrojnë në burg. Ndërsa për Fitim Zekaj 42 vjeç u vendos detyrim paraqitje.
Pak ditë më parë, gjyqtari Pirro Sota liroi nga burgu tre personat që e goditën me shufër hekuri 57-vjeçarin, me pretendimin se kishim të bënim me një sherr mes disa personave dhe se provat nuk ishin të mjaftueshme për të ndëshkuar autorët.
Si ka ndodhur ngjarja
Mbrëmjen e 28 janarit në Ballsh, tre personat rrahën Pelivan Sinanrrapajn pasi kishin dalë nga një lokal. Ai u dërgua me plagë në spitalin e Traumës, teksa autorët u arrestuan një ditë më vonë.
Gjyqtari i Fierit, Pirro Sota dha arrest shtëpie për dy prej autorëve, kurse për Fitim Zekajn detyrim paraqitje duke i konsideruar 3 personat pa rrezikshmëri të lartë. Nga ana tjetër më 7 shkurt, Pelivan Sinanrrapajt ndërroi jetë.
Panorama


You must be logged in to post a comment.