
Përkujtojmë sot me respekt një figurë si Marko Veshka, i cili për mëse 60 vjet i shërbeu me dashuri, përkushtim dhe humanizëm komunitetit fierak. Në memorjen tonë, Marko Veshka do të mbahet mend gjatë si një nga protagonistët e shumë aktiviteteve dhe veprimtarive shoqërore, gjatë të cilave do t’u gjendej pranë me humanizëm shumë familjeve fierake. Për këto merita është nderuar nga Bashkua Fier me titullin ‘’Qytetar Nderi’’ dhe sot, një nga qendrat shëndetësore të qytetit mban emrin e tij.
Veprat bëjnë që emrat të lartësohen dhe të mbesin në memorjen kolektive edhe pas ndarjes nga jeta.


You must be logged in to post a comment.