
Votën e qytetarëve në Rrogozhinë, Erion Veliaj e kërkoi si një ndihmë për Edi Ramën. Jo për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të kësaj zone, por për Edi Ramën, që sipas Veliajt “duket i gjatë dhe i fortë”, por është në situatë “emergjente” dhe “të vështirë“. Në fakt, vetë Rama nuk thotë se është në një situatë të vështirë apo emergjente, nga e cila mund ta ndihmojë vetëm mandati i tretë. Ndoshta Veliaj si njeri i afërt i Ramës di më shumë.

