
Bamir Topi jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë Fryma e Re Demokratike. Dorëheqja e tij ka qenë e menjëhershme dhe e parevokueshme.
Vendim vjen një ditë pasi përfaqësuesi i FRD-së, Sali Shehu firmosi marrëveshjen me kryedemokratin Lulzim Basha për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.

