Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme të rr eme, sipas të cilave, Bashkimi Europian rikthen vizat me Shqipërinë. Viza ETIAS, që përkthehet, Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtim, merret online vetëm 1 herë në 3 vjet, pa u paraqitur në asnjë konsullatë.

Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare, ishte i ftuar në “Dita Jonë” në A2cnn për të dhënë më shumë detaje në lidhje me ETIAS.

“Bëhet fjalë për vitin 2023. ETIAS është një sistem elektronik i kontrollit që BE ka vendosur për zonën Shengen. Janë 62 vende që janë pjesë e Shengenit. Kjo është një gjë që bëhet vetëm për sistemin e sigurisë për zonën Shengen. Këto janë edhe Zvicra, SHBA, Australia e vende të tjera të rëndësishme”, tha Tare.

Agron Tare tregon më tej se aplikimi mund të bëhet online dhe do të jetë i vlefshëm për 3 vjet. “Do të bëhet një aplikim online që kushton 7 euro dhe do të ketë një afat vlefshmërie prej 3 vjetësh. T’i aty vendos të dhënat e tua biometrike dhe në pak minuta të vjen përgjigja.

Trending