Featured image of article: Koncesioni i ri të hidrokarbureve, PD i kërkon KQZ-së të marrë masa: U shkelën rregullat e përbashkëta për zgjedhjet!

TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar se Komisioni Qendron i Zgjedhjeve të marrë masa për respektimin e Kodit Zgjedhor pas aktit të qeverisë për për koncesionin e ri të hidrokarbureve si shkelje e rregullave të përbashkëta për zgjedhjet.

Në kërkesën e PD për KQZ citohet rregulli i shkelur nga qeveria, që është ndalimi i dhënies së kontratave publike të koncesionit/partneritetot publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor, katër muaj para zgjedhjeve.

““4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetot publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”. Procedurat e koncesionit që do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria,”- shkruhet në shkresën e publikuar nga Partia Demokratike.

Sot u botua në Qendrën e Botimeve Zyrtare dokumenti për koncensionin 100 milionë eurosh për hidrokarburet. Koncesioni ka një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe do të zgjasë 10 vite. Kompanitë e hidrokarbureve do të blejnë një sistem të ri monitorimi dhe me anë të tij do të gjurmohet sasia e karburantit nga depo deri tek konsumatori. Tarifa që do të paguhet për koncesionin do të reflektohet në çmimin final të karburantit që shitet tek qytetarët. 

Trending