Featured image of article: U arratis ‘nën hundën’ e policisë, Gjykata e Kukësit vendos të kthejë në burg këngëtaren Fjolla Morina

Për shkak të këtij veprimi, trupi gjykues vendosi sot të ndryshojë masën për këngëtaren, nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Seanca tjetër gjyqësore, pritet të mbahet më datë 11 mars.

 Gjykata e Kukësit ka vendosur të kthejë në burg këngëtaren Fjolla Morina, e cila për momentin ndodhet në arrati. Vendimi u mor sot, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në mungesë të këngëtares Morina, e cila theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe u largua në drejtim të paditur më 20 janar të këtij viti.

Për shkak të këtij veprimi, trupi gjykues vendosi sot të ndryshojë masën për këngëtaren, nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Seanca tjetër gjyqësore, pritet të mbahet më datë 11 mars.

Këngëtarja Morina u arratis më 20 janar, ‘nën hundën e policisë’. Policia shkoi të bënte kontrollin rutinor në banesën ku këngëtarja ishte vendosur në masën “arrest shtëpie” në Kukës, por nuk e gjetën aty. Edhe pse në arrati, Fjolla Morina nuk i ka kursyer postime në rrjetet sociale, sidomos për festën e të dashuruarve, teksa shfaqej në një vaskë me petale trëndafilash me partnerin e saj, Fisnik Syla.

Këngëtarja u arrestua në Morinë teksa kalonte kufirim me të dashurin e saj dhe shoferin Fitim Muji, për të cilët është pushuar çështja. Në makinën dhe çantën e këngëtares u gjetën dy pistoleta, për të cilat këngëtarja pranoi autorësinë por mohoi të kishte qëllime trafikimi. Pas një seance të gjatë gjyqësore, Morina u vendos në ‘arrest shtëpie”, masë të cilën nuk e respektoi.

(f.m/dosja.al)

Trending