
Një uragan i kategorisë së parë i njohur si “Grace”, ditën e sotme ka arritur ne Gadishullin Jukatan, në pjesën lindore të Meksikës.
Këtë lajm e bëri të ditur “Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve’ të cilët thanë se tashmë uragani ndohdet 15 kilometra në jug të qytetit Tulum me nje ërë maksimale prej 130 kilometrash në orë, njoftoi NHC.
“Ne marrim masa paraprake, blejmë qumësht, sheqer dhe ujë, sepse nuk e dimë sa kohë do të jemi të mbyllur,” tha amvise 21-vjeçare Adamaris Garcia, -e cila qëndronte në radhë me dhjetëra njerëz para një dyqan i vogel.
Ndërkohë që shumica e pushuesve të ndodhur pranë bregdetit u evakuan për shkak të uraganit.





