NGA ARIAN GALDINI ,KREYTAR I LRE

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

Faleminderit!

Kurrë në jetën time nuk jam ndjerë më i lumtur e më i bekuar sesa dje.Kurrë nuk e kam ndjerë kaq shumë, kaq të dlirë e kaq të sinqertë dashurinë e qindra qytetarëve shqiptarë.Çfarë ndodhi në këtë 21 gusht 2021 në Sheshin Skënderbej, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në Sheshin Nënë Tereza, në Sheshin para Kryeministrisë, mu në mes të Tiranës, ka qenë një mrekulli.Dikur në Romën e Lashtë, mrekullitë ndodhnin në periferi e plevicë.Sot “Perandoria’ është në Media e Pushtete.Paradoksalisht periferia e plevica sot në Shqipërinë tonë është mu në mes të Tiranës.”Perandoria e Mediave dhe Pushteteve të Korruptuara”, nuk e njohin, nuk e duan, nuk e përfillin, madje e tallin, përqeshin, nënçmojnë dhe e përbaltin mrekullinë e qytetarëve që ndodhi këtë 21 gusht.E megjithatë Marshimi i Dinjitetit ndodhi.Mrekullia ndodhi.Por përse ishte mrekulli?Sepse ka 1 vit e 5 muaj që ka lindur LRE – Lëvizja e Re dhe Rregjimi Skuthokratik apo Klubi i Plaçkaxhinjve PS – PD – LSI – Tom Dosh, e ka dënuar këtë krijesë të brishtë politike me harresë.Asnjë media, asnjë gazetar, asnjë analist kurrë nuk e pa, kurrë nuk e njohu, kurrë nuk e përmendi, kurrë nuk e përfilli, kurrë nuk e lejoi përmendjen e LRE.Madje, mediat, gazetarët dhe analistët kanë bërë të pamundurën për ta dënuar me harresë, ndalesë e mospërmendje Lëvizjen e Re.LRE ka qene e ndaluar të përmendet në media.Sidoqoftë, LRE vetëm me 1 faqe facebooku dhe 1 celular, ia doli mbanë të bëjë histori.Vetëm me 1 celular, e 1 faqe facebooku, LRE mblodhi 6432 firma mbështetëse nga qytetarët shqiptarë për të marë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.Vetëm me 1 celular, e 1 faqe facebooku, LRE arriti të kandidojë me 153 kandidatë.Vetëm me 1 celular, e 1 faqe facebooku, LRE arriti të bëjë një fushatë elektorale fantastike, reale duke takuar njerëz realë në çdo qytet e qark të Shqipërisë.Vetëm me 1 celular, e 1 faqe facebooku, LRE arriti të marë 3771 vota në zgjedhjet e 25 prillit.Sigurisht që nga pikëpamja politike e elektorale, ky rezultat i zgjedhjeve të 25 prillit, ishte një dështim e zhgënjim total për ne.Por ama, vetëm me 1 celular, e 1 faqe facebooku, ne si LRE, pavarësisht dështimit në zgjedhjet e 25 prillit, ia dolëm mbanë të rezistojmë, qëndrojmë, këmbëngulim e ta mbajmë të bashkuar komunitetin tonë politik.U deshën pak më shumë se 3 muaj, pas zgjedhjeve që ne si LRE të rikthehemi në skenën politike me gjithë shpresën, vitalitetin, energjinë dhe përkushtimin fillestar.Në 21 gusht 2021, Marshimi i Dinjitetit, ishte Marshimi i rikthimit dhe rikonfirmimit të LRE si shpresa e re politike në Shqipëri.Mediat edhe në këtë 21 gusht, nuk na zhgënjyen.Mediat mbetën po njëlloj, refuzuese, bllokuese, çensuruese, shpërfillëse dhe dënuese me harresë ndaj LRE.Gjithësesi, ne ia dolëm.Me 1 celular, e 1 faqe facebooku ne bashkuam në Marshimin e Dinjitetit disa qindra qytetarë.Qytetarët e LRE, njerëzit e LRE, komuniteti LRE, familja LRE, bluzat me logon e LRE, flamujt e LRE, marshuan në këtë 21 gusht, krenarë mu në mes të Tiranës.Zërat e brohorimat e LRE buçitën fuqishëm e plot kryelartësi e guxim, në këtë 21 gusht, mu në mes të Tiranës.Shqipëria e patronazhistëve e frikës dhe terrorit politik prej Rregjimit Skuthokratik apo Klubit të Plaçkaxhinjve PS – PD – LSI – Tom Dosh, pa në këtë 21 gusht, disa qindra qytetarë të lirë, të ndershëm e të papërlyer, që dolën me zë, fytyrë, logo e brohorima guximtare mu në mes të Tiranës duke marshuar plot dinjitet.Shqipëria e njerëzve që thonë, nuk ka çmë duhet mua, kam frikë se më heqin nga puna, kam frikë se më bëjnë keq këta të Qeverisë, etj, etj, pa në këtë 21 gusht, disa qindra qytetarë që marshuan plot guxim me zë e figurë, mu në mes të Tiranës, përballë Rregjimit.Tashmë, kush ka sy, zemër e mendje të pastër e kupton se LRE nuk është një rastësi, por është Komuniteti Politik serioz dhe këmbëngulës i qytetarëve të ndershëm, të papërlyer e guximtarë.LRE u ul këmbëkryq para Kryeministrisë në këtë 21 gusht.LRE prej këtij 21 gushti, është një realitet politik.Duan apo s’duan mediat, LRE është një realitet politik.Ne gjithësesi do tia dalim mbanë.Me 1 celular e 1 faqe facebooku, ne bashkuam disa qindra qytetarë në këtë 21 gusht në Marshimin e Dinjitetit.Me 1 celular e 1 faqe facebooku, do ti bëjmë mijëra.

Durim, durim, durim e mirësi.

Do tia dalim.

Faleminderit.

Trending