Dy pushues janë mbytur paraditen e ditës te sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Mësohet se këta persona, ende të paidentifikuar, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha.

Viktimat janë të moshave, rreth 70 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut.

Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Trending