
25 gusht 1908 Hap dyert Shkolla Shqipe e Libofshës.Edhe pse kanë kaluar 113 vite nga kjo ditë, mbeten të ngulitura thellë në memorien historike përpjekjet e një grupi patriotësh, që bënë të mundur hapjen e të parës shkollë shqipe në Libofshë. Shkolla e Libofshës shërbeu jo vetëm si shembull për hapjen e shkollave të tjera, por edhe për nxitjen e progresit dhe emancipimit shoqëror. Prej bankave të saj dolën një sërë figurash të shquara që gjatë shek XX do të jepnin kontributet e tyre në fusha të ndryshme të jetës.
Përpjekjet për hapjen e shkollës së parë shqipe në Myzeqe kanë qënë më të hershme se viti 1908. Pasi tentativa e parë për të hapur shkollën e parë shqipe në Myzeqe, daton që nga viti 1905. Hapja e shkollës së parë shqipe në Libofshë, ishte një dëshmi e vlerave të jashtëzakonshme arsimdashëse dhe atdhetare të banorëve të kësaj zone. Shkolla e parë shqipe Libofshë, u hap si rezultat i luftës dhe përpjekjeve të patriotëve shqiptarë të përfshirë në lëvizjen e madhe të Rilindjes Kombëtare.
Më së shumti rezultat i aktivitetit patriotik të Klubit “Bashkimi”, kryesuar nga Bab Dud Karbunara Berat, anëtar i të cilit ishte dhe Jovan Ndreko nga Libofsha dhe në vitin e tretë të kësaj shkolle, u shtua si mësues edhe Anastas Laska nga Libofsha, “Mësues i Popullit”…Vitet ikën e rrodhën Libofsha ishte, mbeti e do të jetë djep i dijes dhe kulturës. Libofsharakët ndër dekada njohen per arsimdashje. Banorët e kësaj zone ruajnë me fanatizëm traditat e tyre.

