
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për “CNN” në lidhje me pritjen e afganëve nga vendi jonë. Ai u shpreh se Shqipëria do të marrë 4 mijë afganë. “Do jenë rreth 4000 mijë që do të marrim, 2000 janë listuar dhe 2000 të tjerë po punojmë” tha Rama.
Shqipëria ka bërë gati kapacitetet për të pritur grupin e afganëve që i frikësohen ardhjes në pushtet të talebanëve. Afganët do të qëndrojnë në Shqipëri për një vit ndërsa më pas do të largohen drejt SHBA-së, si destinacion final.

