Vetëm pak orë më parë, zyrtarët britanikë kishin paralajmëruar se pritej një sulm i mundshëm terrorist. Sipas tyre, qytetarët afganë duhet të largohen nga ambientet e aeroportit të Kabulit. 

Gjithçka u bë realitet vetëm pak më vonë. Të paktën dy shpërthime tronditën zonën pranë aeroportit të Kabulit në Afganistan, duke shkaktuar të paktën 13 viktima.Sipas gazetës Daily Mail, sulmi ishte paralajmëruar nga Shteti Islamik (ISIS). Në fakt bëhet fjalë për një grup të shkëputur nga ISIS, që njihet si ISIS-K ose ISIS-Khorasan.

Grupi terrorist nuk është një aleat i talebanëve, madje është një armik i betuar i tyre.

Një zyrtar amerikan tha se beson se ata e kanë kryer sulmin terrorist. Qëllimi është që të krijojnë as më shumë kaos për të penguar përpjekjet e evakuiimit.

Trending