
Lajm i hidhur per largimin nga jeta te Kujtim Aliaj. Nder me te fundmit muzikant, idealist e romantik, i perkushtuar dhe plot vullnet e pasion ne aktivitetet muzikore masive kryesisht per femije.
I formatuar me edukaten qytetare plot miresi dhe tipar i ngjashem me zotnillekun Shkodran i te pareve muziktare te ketij qyteti te cilet rrezatuan kulture jo vetem ne kete qytet por ne gjithe vendin.
Them se kemi humbur ndë te fundit mbetur “lokomotive” qe ndonese ne veshtiresi ekstreme gjeneronte energji te levizte “ingranazhet te amortizuara” te nje aktiviteti mbarekombetar per femije mbeshtetur nga Institucione Shteterore qe e kane per detyre institucionale.
Humbje e madhe per familjen, femijet qe prisnin aktivitetet e kenges i te gjitha formave, Shkodren qe e rriti dhe i edukoi fisnikerine por dhe per miqte e koleget te asaj pjese qe i shkonte pershtat dhe ngjasonte me ndershmerine dhe idealizmin e tij.
Emri i tij renditet plot dinjitet krahas Jakoves, Harapit, Gacit, Kaftallit, Radose etj si simbole te ngjashem te karakterit dhe kontributit.
Qofte kujtim i kujtuar gjithmone !
NGA GAZMEND MULLAI
Muzikant ne shqiperi.


You must be logged in to post a comment.