
Edi Rama nuk ka dashur të humbasë më tepër kohë me shndërrimin e pritjes së afganëve në Shqipëri në një tjetër ngjarje propagandistike. Ndërsa në aeroport mëngjesin e sotëm ia kishte lënë vendin Olta Xhaçkës për t’i pritur, në hotelin luksoz në Durrës ku po strohehen 120 persona, ai zgjodhi të shkonte vetë. Bashkë me regjinë e ERTV, Rama u shfaq aty mes grave e fëmijëve për t’i përshëndetur.
Për t’i dhënë nota më shumë prekëse, ai zgjodhi të kishte rolin e një Babagjyshi për fëmijët afganë edhe pse në religjonin e tyre kjo figurë mitike nuk ka ndonjë domethënie. Kryeministri i Shqipërisë shpërndau dhurata për ta dhe tentoi të bënte ndonjë batutë. “Incidenti”, për aq sa mund të quhet i tillë, ishte kur i dha një dhuratë një djali që ishte disi në moshë më të madhe.
Shpejt ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që bënte rolin e asistentes së Ramës, ia ndërroi me një dhuratë tjetër. Ajo cfarë ndodhi gjatë këtyre orëve të para të mbërritjes së afganëve në Shqipëri, është vetëm fillimi i një serie të gjatë të propagandës bajate që kryeministri i Shqipërisë do të bëjë me ta. Ky është një moment që i ka ardhur në shteg dhe Rama do ta shfrytëzojë si askush tjetër në një përpjekje të radhës për të lartësuar kultin e vet më shumë sesa nderin e Shqipërisë që hapi dyert për afganët e përndjekur nga talebanët. Shihni pamjet më poshtë. ©LAPSI.al

