Kosova ka shënuar një numë të lartë viktimash nga Covid-19, ndërkohë që vijon të rritet edhe numri i infektimeve. Në 13.120 tamponë të kryer ditën e sotme kanë rezultuar pozitivë 1891 raste. Gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 18 persona, mes tyre edhe një vajzë 20 vjeçare.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 1 mijë e 483 pacientë dhe janë vaksinuar 15 mijë e 967 qytetarë. Si një “kundërpërgjigje” ndaj varianti Delta, Kosova ka vendosur sërish masa të reja shtrënguese, por deri më tani ende nuk kanë rezultuar të suksesshme.

Trending