
36 persona kanë humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit nga Covid-19. Edhe sa i përket infektimeve, Kosova vazhdon të regjistrojë shifra të larta, plot 1630 raste në 24 orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike informon se nga 11.017 testime, 1630 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Sipas raportit ditor, 61 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.060 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
Po ashtu sot është regjistruar një rekord viktimash ku në 24 orë 36 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19. Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar deri tani në vend.
Në total numri i rasteve aktive është 26.575.

