
Te dashur vellezer afgane!
Mire se erdhet ne perrallen tone te bukur dhe ne genjeshtren me te madhe qe do te mundoheni ta besoni vertete.
Tek ne do te gjeni shërbimin spitalor falas, kushte optimale dhe standarde europiane jetese… do ta shikoni vete kur te çoni femijet ne shkolla e sidomos ne spitale …
Kur te shkoni ne spital te dashur miq afgane, mos u çuditni kur te shikoni vegla aq te vjetra … sa dikur na i ka pas dhuruar kinezi ndersa ne i ruajme si relike te çmuara.
Ne kemi 30 vite qe kemi mbetur ne tranzicion, sepse kemi nje elite politike te degjeneruar e cila nuk ka asnje lloj eksperience demokratike dhe deshire per ta ndryshuar statukuone e vendit.
E gjithe kjo per shkak te makuterise se vjedhjes se qeverise, të papunësisë, mungeses se transparences, korrupsionit, sistemit te deshtuar te drejtesise, opozites se korruptuar dhe te paafte te beje opozite, numrit te madh te emigranteve në Itali, Greqi dhe shtete të tjera të Evropës Perëndimore, por edhe përtej oqeanit ne SHBA.
Gabimi fatal ne kete vend eshte se korrupsioni eshte rrenjosur ne te gjithe strukturat shteterore dhe gjyqesore.
E si te mos mjaftonin gjithe keto probleme, goditja e termetit te vitit 2019 ku pati shume deme materiale edhe ne njerez e çoi vendin ne gjendje emergjence.
Sot ne vjeshten e vitit 2021 kjo gjendje emergjence ende nuk ka kaluar sepse ka me qindra familje te cilat edhe sot vazhdojne te qendrojne neper çadra pasi shteti nuk ka force t’i krijoje kushte mbijetese …
Te dashur afgane!
Ata vazhdojne te qendrojne ne çadra jo ne hotele me 5 yje si ju …
Ne si popull nuk e kemi kuptuar ende objektivin e “tyre” dhe vetekuptohet pa kuptuar objektivin nuk nxjerrim dot konkluzione, por thjeshte hedhim ne leter dhe FB mllefet te dalin nga shtypja e vazhdueshme.
Mire se erdhet ne Shqiperi.
Ervis Zholi


You must be logged in to post a comment.