TIRANË– Artisti i Madh Sherif Merdani ka ndërruar jetë pasditen e sotme në moshën 81-vjeçare. Mësohet se artisti ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë që e mundonte prej kohësh. Artisti i merituar Sherif Merdani njihet si një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqipe. Ai ka qenë i dënuar politik dhe 16 vite të jetë së tij i ka kaluar pas hekurave.

Pas festivalit të 11-të të Këngës në Radio-Televizion, (festival që ishte anatemuar nga Enver Hoxha), Merdani edhe disa kolegë të tij, u përndoqën nga diktatura. Pas jetës së vështirë të burgut, pas vitit 1989, kur nisi jeta e vërtetë e këngëtarit, filluan të ndodhnin edhe gjëra shumë të bukura për të.

Artisti u martua me Rozalbën, njeriun e zgjedhur të jetës, me të cilën ka 21 vite diferencë, po pavarësisht kësaj, ka qenë mbështetja e madhe për të, sidomos pas jetës së vështirë të burgut. Të dy u bekuan dhe me një djalë, Gerardin.

Në vitet ’90, Sherif Merdani ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Aktivitetet e Artistit:

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Mes Jush”.

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Te Pres Ne Tetor”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Kenga E Nenes”.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Vite Pa Harrim”.

Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Vajza E Qelqte”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Rruga E Dibres”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Duart E Tua”.

Në Dhjetor 1995, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia E Nenes”.

Në Dhjetor 1997, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj Me Dashurine”.

(f.m/dosja.al)

Trending