Urdhëroi të dashurin polic ti vriste të shoqin/ Dënohet me 31 vjet burg gruaja e ambasadorit grek

Është dënuar me 31 vite burg, gruaja e ambasadorit grek në Brazil Kyriakos Amordis, i cili u gjet i vdekur në bagazhin e makinës së tij.  

Gruaja Françoise de Souza Olivera, ishte në një lidhje dashurie me oficerin e policisë Sergio Gomes,

Ky i fundit ka pranuar se ka vrarë diplomatin me urdhër të gruas.

Ai aktualisht ndodhet pas hekurave dhe është dënuar gjithsej me 22 vite burgim.

Në lidhje me këtë çështje u shpall i pafajshëm një i afërm i Gomes i cili mbahej në qeli pas akuzës se kishte ndihmuar autorin për të fshehur trupin e viktimës.

Trending