
Ambulanca ajrore e Zvicrës “Rega” gjatë gushtit zbriti 21 herë në Prishtinë.
Turistët zviceranë nga Kosova që vuajnë nga korona do të fluturojnë në Zvicër, për shërim. Mediat zvicerane raportojnë se spitalet janë të mbingarkuara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa prej banorëve të saj po trajtohen në Qendrat shëndetësore kosovare, por se shumë shpejtë të gjithë do të transportohen në klinikat zvicerane, për të trajtuar virusin, transmeton albinfo.ch.
Edhe qendrat shëndetësore kantonale në Zvicër janë të mbingarkuara, prandaj numri i shtretëve është i limituar. “Në 80 për qind të rasteve janë pacientë me Covid,” thotë për 20 min Gregor Tuor, zëdhënës i Medicall AG. Shumica prej tyre u sëmurën gjatë pushimeve të tyre në Ballkan.

