‘Vaksinat anti-Covid kishin skaduar’/ Kosova heq nga përdorimi mbi 130 mijë doza, zbulohet shteti dhurues

Janë hequr mbi 133 vaksina Astra Zeneca nga administrimi i autoriteteve shëndetësore në Kosovë, pasi u kishte kaluar data e kadencës.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia ka njoftuar sot se vaksinat ishin pjesë e donacionit të Norvegjisë.

“Sot janë hequr nga administrimi 133 mijë e 234 vaksina nga kompania Astra Zeneca pjesë e donacionit nga Norvegjia, e që u ka skaduar afati”.

Ndër të tjera, ministri tha se ky nuk është një lajm i mirë për qytetarët.

“Natyrisht se kjo nuk është një lajm i mirë. Si ministri e Shëndetësisë qysh në fillim kemi lajmëruar se afati i tyre është 31 gushti i këtij viti. Pavarësisht kësaj ka pasur edhe shumë dezinformata përfshirë këtu edhe nga deputetët të Kuvendit të Kosovës për afatin e këtyre vaksinave. Kjo ka ndikuar dukshëm në uljen e interesimit të qytarëve për të marrë këtë vaksinë e deri në refuzim të marrjes së këtyre vaksinave”, shtoi ai.

© SYRI.net

Trending