
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve për shkak të shpejtësisë, gjatë fundjavës policia Rrugore ka pezulluar 54 patenta në Bypass-in e Fierit.
Sipas policisë në këtë aks janë konstatuar makina me shpejtësi që varionin nga 142 km/h deri në 181 km/h, ku si rezultat janë pezulluar 54 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj, zbtitje 3 pikë nga leja e drejtimit dhe masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj.
Gjithashtu janë vendosur 32 masa administrative me vlerë nga 30.000 deri në 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së.

