
I ftuar në hapsirën e Intervistës së Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, përfaqësuesi i shoqatës së prodhuesve në Fier, Kajo Allkaj ka shpjeguar pse u rrit çmimi i bukës dhe sa rëndon në xhepat e qytetarëve.
Allkaj: Jam pro me qytetarët po problemi qëndron pasi ne kemi bërë një analizë dhe jemi në vështirësi të madhe ne prodhuesit e bukës për shkak se të gjitha lëndët kryesore si gruri, majaja, ambalazhimi, energjia elektrike, gazi dhe karburanti, janë rritur 30 %.
Kërkova amballazh dhe më thanë se e ke rritjen me 800 lekë direkt. Të gjitha produktet janë në rritje. Po qëndroi kështu ne në Shqipëri kemi mjaft probleme pasi mirëqënia ekonomike është shumë i ulët. Prandaj mbështes të gjithë qytetarët dhe klientët që kemi ne që kur u thua për rritjen e bukës me 10 lekë atyre u rëndon sikur e ke rritur me 100 lekë.
Propagandën që buka nuk është në peshë është shumë lehtësisht e zgjidhur pasi ne e shesim me peshë. Nuk kemi probleme me shtetin.
Nuk i trajtojmë dot puonjësit pasi ne i paguajmë shumë pak. Na vjen keq sepse janë punonjës të vjetër dhe ne kemi lidhur jetën me ta.
Çmimi i bukës është rritur në Fier por jam i detyruar. Nesër mund tmë vijë kontrolli pasi edhe kur kam folur herë të tjera më kanë ardhur për kontroll.
SYRI

