
Është zbuluar program i qeverisjes ‘Rama 3’ i cili mbështet mbi 5 shtylla kryesore, përgjatë këtij mandatit të tretë 4-vjeçar.
Pika e parë ka të bëjë me vazhdimësinë e rimëkëmbjen e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia. Gjithashtu në një pikë tjetër theksohet edhe mirëqenia për të gjithë, nëpërmjet një ekonomie të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë.
Rëndësi i jepet edhe modernizimit dhe zhvillimit të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve
Interesante është pika e pestë, ku Rama premton një ‘shtet të fortë’. Kjo përkon me akuzat që i janë bërë atij për kapjen e të gjithë pushteteve në Shqipëri dhe futjen e vendit drejt një shteti autokratik me atë vetë në qendër.
‘Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë’, shkruhet në këtë pikë.
Ajo që bie në sy është se demokracia, të drejtat e njeriut dhe liria e medias nuk janë prioritet brenda këtij ‘shteti edhe më të fortë’, që po synon Rama
Pesë pikat kryesore të qeverisjes ‘Rama 3’:
1- Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia;
2- Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë.
3- Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve;
4- Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen;
5- Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.


You must be logged in to post a comment.