Ambasada e SHBA i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë të zvogëlojnë tensione menjëherë pas reciprocitetit me targat.

Qeveria e Kosovës vendosi që të mos lejojë më asnjë mjet të futet në territorin e saj duke qarkulluar me targa serbe, por të zëvendësuara me ‘RKS’.

SHBA ashtu si BE kërkon përmbajtje, veprime të mëtejshme dhe zvogëlim të tensioneve.

REAGIMI NGA AMBASADA E SHBA NË KOSOVË

Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian duke i bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje, të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe të zvogëlojnë tensionet menjëherë, pa vonesë.

Trending