
Dokumentari ne Netflix për 7 herë kampionin e botës Michael Schumacher është një nga realizimet më emocionuese e më me vlerë për kohën që jetojmë.
Një refleksion i thellë e shkundës për çfarë ka vërtet rëndësi në jetë!
Frymëzuese edhe bashkëshortja e tij Corinna që me fanatizëm mban larg median e sytë e publikut nga Shumi. Arsyeja se pse e bën këtë është kthyer prej vitesh në “misterin” e mbarë botës. Teori konspirative pafund kanë qarkulluar por, në këtë dokumentar, dashuria i rrëzoi të gjitha.
Dashuria për shokun e jetës, babain e jashtëzakonshëm dhe kampionin e botës, kanë bërë që Corinna të ngrejë një mur të pakapërcyeshëm.
“Dikur ai na mbrojti ne, tani është koha ta mbrojmë ne atë”, thotë ajo si për ta lenë të paprekshme figurën e kampionit që duket se pas atij aksidenti, mori me vete edhe gjithë historinë e Formula 1.
Mjafton te klimoni ne netflix dhe njihni personazhin me interesant ne bote ne formula uno.
Kur Shumi garonte me Ferrarin, Formula 1 kishte krejt tjetër emocion.
Pit Stop-et ishin ankthi dhe makthi i të gjithëve për çdo sekondë që kalonte e që mund të ndryshonte fatin e garës.
Edhe pas tërheqjes së tij, tradita mbeti.
Por kur Schumacher u aksidentua, gjithçka ndryshoi.
Lavdia e tij ishte kaq e madhe sa varrosi edhe Formula 1!


You must be logged in to post a comment.