Nga Fatmir Bardhoshi


Para dy ditesh pashe nje lajm per promovimin e nje qendre kulturore per komunitetin shqiptar ne Bronx me nje vlere afer 9miljon dollare ku merrnin pjese figura te larta politike si dhe ministrja e jashtme e Kosoves.
Me erdhi shume mire saqe nga entuziazmi shkova ta vizitoj.
Fatkeqesisht, pashe qe asgje nga ato qe ishin publikuar nuk ishte e vertete.
Kerkova informacion dhe mesova nga zyra e manaxhimit te spitalit dhe personat shqiptare qe kishin lene numrin e kontaktit, qe behet fjale per nje ambient te marre me qera ne katin e dyte te nje spitali ne Bronx per vetem nje dite ne jave dhe jo nje investim prej 9milion dollaresh.
Nje miku im me tha qe ato para, te dhena per komunitetin shqiptar nga taksapaguesit amerikane dhe ata shqiptare, jane vjedhur nga mafia shqiptare qe dominon politiken shqiptare ne New York, por une sdua ti besoj.
Si mundet te ndodhe kjo me komunitetin tone qe iku nga vjedhesit e vegjel dhe erdhi tek te medhenjte?
A kemi ne shqiptaret pa atdhe te drejte transparence per fondet qe jepen per ne?
Shqiptaret e New Yorkut. nje komunitet afer 200mije, akoma nuk kane nje ambient kulturor apo sportiv ku te zhvillojne kulturen e tyre dhe te luftojne asimilimin, ndryshe nga cdo komunitet tjeter qe ka me dhjetra shkolla, institucione kulturore.
Edhe sikur te jete i vertete ai investim, a e meriton komuniteti shqiptar nje investim per kulture ne nje qender spitalore.
A i sherben komunitetit ky investim?
Kush duhet te reagoje?
Gazetaret mjerane, qe publikojne me copy/paste lajme te pa investiguara, vetem per disa klikime online?
A egziston mafia shqiptare ne New York?
Une mendoj qe jo, por nese ky skandal del i vertete, atehere po!

Trending