Pasi serbët dogjën Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok si dhe hodhën granata dore në Zveçan, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, ka reaguar me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Sveçla e konsideron aktin e ndodhur një akt kriminal me elementë teroristë. Gjithashtu ai ftoi qytetarët në Veri që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve.

Trending