
Avokati dhe politikani i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela ka dhënë një deklarat të fuqishme për ngjarjet e fundit në Kosovë raporton rtvpresheva.com
Avokat Ngjela, pasi që Serbia po dërgon tanke në kufirin e Kosovës, ka lutur Zotin që Serbisë të ja merr mend dhe ndërmerr hapa luftarak kundër Kosovës, e nëse kjo ndodh do ta mbyllim jë herë e mirë historinë me këta banditë që kanë 150 vite që vrasin dhe dhunojnë shqiptarët.
Postimi i Spartak Ngjelës
“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën, në veri të saj.
Dhëntë Zoti, ia merr arsyen hiçi dhe ndërmerr ndonjë hap luftarak kundër Kosovës, që ta mbyllim një herë e mirë historinë me këta banditë që kanë 150 vite që vrasin dhe dhunojnë shqiptarët.
Por jo sot.
Sot forca është nga shqiptarët. Asgjë nuk bëjnë dot serbët, veç marrëzisë që do t’i ndihmojë shqiptarët, ta mbyllin kapitullin e mizorisë serbe, duke marrë plotësisht territorin e vet shqiptar, deri në NISH.”


You must be logged in to post a comment.