Javë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka fituar lirinë pasi u mbajt në paraburgim për rreth 40 ditë.

Ajo u arrestua në korrik nga autoritetet në Kosovë, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.Por Morina u la e lirë më datë 15 të këtij muaji, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për ekstradim në Shqipëri, dhe kështu iu ndërpre masa e paraburgimit

Ajo publikoi mbrëmjen e së martës një fotografi në Faceboook me avokatin Fanol Krasniqi, i cili është mbrojtës i çështjes së saj, duke e falënderuar për punën e bërë.

“Faleminderit shteti im! Faleminderit avokat”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

Trending