
Te shkruaj per emigrantin si kategori sociale, nuk do lodhesha kurre edhe per faktin se jetoj jashte vendit, por edhe se me ka intriguar, pasi figurat me te ndritura te kombit kane jetuar dhe punuar jashte Shqiperise.
Figura determinuese per kombin tone si Noli, Konica, Asdreni, Veqilharxhi, Frasherllinjte, Pashko Vasa e shume te tjere, kane punuar jashte Shqiperise, e kane nderuar ate me veprat e tyre te ndritura dhe ndikuar drejtperdrejt ne arritjet dhe rritjen e vlerave kombetare.
Jetoj ne Chicago downtown, nje metropol i fuqishem ne USA, prej 2 vjetesh dhe gjate kohes kam njohur apo degjuar nga miq te mi per shqiptaret e Chicagos.
Ketu gjeta nje shok fakulteti Agron Rama dhe per te gjithe ata qe e njohin, eshte nje person me vlera te larta, qe nga gjeneza e tij.
Ne bisede me te, mesova se kolonia e shqiptareve te Chicagos e ka zanafillen e saj tek nje shqiptar i madh, Isuf Luzaj.
Eshte ky person me vlera kombetare, qe ndihmoi cdo shqiptar, i cili u paraqit per tu akomoduar, me gjithcka ne Chicago ne vitet ’90.
Per ata qe nuk e dine, Isuf Luzaj eshte nje figure e ndritur atdhetare kombetare, shkrimtar, i cili ka punuar ne normalen e Elbasanit e ne liceun e Korces si profesor frengjishte bashke me Hoxhen, ne te njejten kohe. Dhe ne 28 nentor 1944 u arratis, si antikomunist.
Dua te permend ketu nga arritjet e shumta te tij, medaljen e arit ne universitetin e Buenos Airesit dhe se ne fund ne pension, punoi dhe drejtoi katedren e filozofise se universitetit te Ilinoisit, pjese e te cilit shtet eshte edhe Chicago. Isuf Luzaj ka punuar pas arratisjes, ne biblioteken e Vatikanit se ishte shok i Sandro Pertinit, nje nga presidentet me te dashur per italianet. Me te eshte takuar personalisht per ta nderuar edhe presidenti francez gjenerali De Gol, kur Luzaj punonte drejtor i institutit francez ne Buenos Aires.
Miku im Agron Rama flet me superlativa per cfare ka bere Isuf Luzaj per shqiptaret ne Chicago.
Kolonia e shqiptareve ne Chicago, ne optiken time, i ngjan formimit te nje druzi koralesh, ku i pari ishte Isuf Luzaj.
Ne ditet e kampionatit Europian te futbollit, Ing.Agroni linte punen dhe shkonim sebashku shikonim ndeshjet e kampionatit ne rrethinat e Chicagos, ne te cilat jetojne shqiptaret pergjithesisht.
Kam pare atje shume syresh, ku e perbashketa ishte se i shihja te gezuar dhe hokatare ne raportet miqesore me njeri tjetrin. Njoha aty sipermares ne fushen e ndertimit dhe servisi automjetesh, njerez te thjeshte, qe punonin me ndershmeri si dhe pronare shqiptare te lokaleve ku shihnim ndeshjet, ku me njerin prej tyre hyra ne bisede miqesore dhe midis te tjerash mesova se jahtin e tij e mbante ne liqenin Michigan, afer gradacieles ku une banoj. Nderkohe ne bisede me nje mik te Agronit, mesova se kishte synim kryesor te shkonte me nje ekip ne Shqiperi per t’u ndeshur me brezin e futbollisteve te kohes se Flamurtarit te arte te Vasil Rucit, me te cilin kishte luajtur ne kampionatin shqiptar ne te njejten kohe dhe do te ftonte edhe ate ekip ne Chicago.
Ketu kam njohur virtualisht, apo degjuar per shume shqiptare te tjere. Nuk mund te rri pa permendur nje emer si Mirela Kanini, shkrimtare dhe biznesmene e sukseseshme. Ajo ka krijuar brandin e saj dhe produktet me CBD oil, jane nga më cilesoret ne fushen e kozmetikes dhe i prodhojne ne bashkpunim me nje fabrike ne Colorado. Me ka lene pa fjale, kur me tha se jam perlotur dhe kam ndjere lumturi kur me jane rikthyer kliente, te cileve u kemi sheruar dhimbje, apo hequr stressin me produktet tona, sepse te ndryshosh jeten e dikujt eshte shume e bukur, se ka te beje me humanizmin, pertej idese se fitimit, i cili nuk eshte obsesion tek une si drejtuese e kompanise. E krahasova ne mendjen time me biznesmenet qe kam njohur ne Tirane. Komenti eshte i tepert.
Mirela Kanini, bekuar qofsh nga zoti.
Kam mesuar nga ajo, duke me treguar me shume modesti, se ka botuar kater romane dhe ka pasur sukses dhe kurre nuk e kuptova pse suksesi dhe jeta e saj me kujtonte autorin anglez Archibaldi Cronin me romanin “Tej fasades” !
Po keshtu edhe nje profesoreshe Aurora Ajdini, qe eshte edhe atdhedashese pasionante, duke pare edhe postimet e saj ne fb.
Ne Chicago kam njohur edhe nje artist nga familje artistesh, nipin e Minella Boroves, Ilir Borova, drejtuesi i Nova media Albania, nje media e lire antikonformiste. Vlerat e tij si artist jane te njohura dhe do ndalem ne vlerat e tij ne kuadrin njerezor.
Kur erdha ketu, kontaktova me nje artiste te shquar shqiptare si Ermira Babaliu, e cila jo vetem eshte kengetare e madhe, por eshte njeri me zemer te madhe. Nese do ju kisha ne Michigan, me tha, dija une se ç’do beja per ju familjarisht, gje e cila me preku. Ajo me dha kontaktin per dy miq te mire ne Chicago.
Ilir Borova nje nga miqte e saj, me te cilin kur fola, me ofroi ndihmen e tij maksimale duke me thene shprehimisht…hajde ketu dhe zgjidh e mer nga dy ose tre pozicione vende pune te mundeshme bosh, qe do kete ne Walmart, nje qender tregtare e madhe ne qytetin ku banon ai, disa milje larg Chicagos. Nuk e harroj kete miresi edhe pse nuk shkova per largesine qe kemi.
Po keshtu edhe nje mikeshe, te cilen e cmoj shume familjarisht, si Maria Kolce, vajza e nje miku fisnik Vasillaq Kolce, te cilet me ftuan ne festen e vitit te ri, event qe e organizon Maria ( Merka) dhe aty me rreth 100 shqiptare kaluam naten e vitit te ri te pare ne USA, feste e cila me ka lene mbresa per organizimin ne sallen luksoze, e zgjedhur nga ajo, duke treguar se cfare menaxhere eshte ne kete drejtim dhe classin e saj per te bere gjera te bukura, e per ti mare optimumin maksimal shpenzimit per festen. Ajo salle me mondanitetin e saj ne cdo detaj, me “tregoi” vlerat e verteta perzgjedhese dhe organizuese te Marias. Thjeshtesia e asaj vajze te bukur dhe deshira e saj per tu ndjere te gjithe komode ne ate feste, e tregonin ate ne syte tane, te perkryer.
Organizimi i festave te tilla ishte pasion i saj, pasi puna baze eshte ne nje nga bankat ne Chicago.
Ketu kam kontaktuar edhe bashkqytetare te mi te Kucoves dhe kam mesuar per sukseset e femijeve te tyre, qe kane mbaruar universitetet ketu dhe jane te sukseseshem ne punen e tyre, si Simon Kerri, apo Kozma Stavri qe i’a kane dale fale zotesise dhe personalitetit qe i karakterizon.
Ne Chicago ndodhet nje universitet i mire si De Paul dhe aty funksionon katedra e gjuhes shqipe me investimin e nje shqiptari te madh, i cili dhuroi 5 milion dollare per hapjen e kesaj katedre me testament, pasi nderroi jete. Drejtues i saj eshte nje emer i njohur si profesor shqiptar dhe atdhetar i vertete. Sa madheshtor eshte fakti i ekzistences se kesaj katedre te gjuhes shqipe ne nje universitet prestigjioz te Ilinoisit dhe ku roli i shtetit shqiptar eshte inekzistent. Ja se sa e duan emigrantet shqiptare vendin dhe gjuhen e tyre te bukur shqipe.
Ne Chicago rastesisht duke shetitur buze lumit ne miljen e madherishme, jam njohur edhe me shqiptare Kosove, te cilet kishin nje studio “ekspert kontabel” duke qene te sukseseshem. Ata njerez te mire biseduan me mua edhe pse nuk me njihnin duke me ftuar per nje birre ne lokalet buze lumit.
Gezim Muhaj, nje shqiptar qe ka ne pronesi “Iliria televizion” edhe pse nuk me njeh personalisht, boton shkrime te miat ne faqen e stacionit te tij.
Pothuaj te gjithe shqiptaret e Chicagos, qe kam takuar, i kam pare te plotesuar dhe kjo nepermjet punes se ndershme dhe edhe te lodhshme ne jeten e tyre.
Te jesh emigrant eshte nje sprove jete, ku do te duhet te luftosh shume, duke nisur nga gjuha e folur ne vendin qe shkon.
Tek te gjithe qe kam njohur dhe kam biseduar, kam pare si emerues te perbashket atdhedashurine dhe mallin per Atdheun.
Sinqerisht nuk me ka rastisur asnjehere te degjoja frustrim per vendin tone, pervecse per qeverite perkatese se edhe ketu ekziston pasioni politik i te dy kraheve, kur diskutohen ceshtje te tilla. Dhe ky fenomen ngaterrohet shpesh si mungese dashurie per vendin, kur njerez me mangesi arsimimi shprehen gabim pa qellim, duke ngaterruar urrejtjen per politiken me ate per vendin.
Te jemi realist, nuk ka njeri normal, qe te mos kete mall per rrugicen dhe shoket e feminise ne vendin ku eshte rritur.
Emigrantet e Chicagos me kane dhene indicien se cdo te thote atdhedashuri edhe pa e permendur ate, vetem me shprehjen e lumturise ne fytyrat e tyre kur kane permendur se do te fluturojne per ne memedhe. Eshte nje ndjesi aq e bukur qe e kam shijuar dhe edhe jam bere pak ziliqar ne kuptimin pozitiv te fjales.
Kam degjuar bashkatdhetare qe te thone lum si ti qe po iken, se mua me dogji malli e nuk iki dot per mungese dokumentash.
Jam ndjere si ne faj, qe me mungon fuqia per te zgjidhur kete problem, pasi kam ndjere qarjen e shpirtit te tyre per kete arsye bazike.
Nuk mund te harroj pa shkruar ketu per nje djale, Klajdi Lemshi, i cili as me njihte personalisht, por vetem nga qe me mori ne vitin e ri me makinen e tij per ne eventin e festes (pa pagese)u beme miq dhe kur ka pasur mundesi ka ardhur ne Chicago nga qyteti ku banon dhe kemi shkuar per kafe ne vende te ndryshme, deri edhe ne Winetka, ku kemi pare shtepine e filmit te voglushit Kevin, Home Alone !
Kur do jepja provimin, per kursin e teorise se patentes, me ndihmoi si perkthyese nje mikeshe, vajze e rralle kosovare, qe mbron doktoraturen ne Chicago. Quhej Teuta Peja, nuk eshte superlative kur them jane te rralla vajza si ajo.
Per patenten bera pak praktike me nje shofer me emrin Ksavier me kombesi meksikane.
E pyeta ate nese i njeh shqiptaret ?
Dhe me befasoi kur me tha se ka nje mik te mire shqiptar maqedonas !!
Duke folur me mikun tim te cmuar Agronin, kam mesuar rastesisht, se ai nuk flet per sukseset, se dy djemte e tij kane mbaruar universitetet ne Chicago ne fushen e teknologjise dhe punojne programues ne kompanite ne Chicago.
Dhe ju miqte e mi, duhet te dini sesa kane sakrifikuar keta prinder per arsimimin e tyre, kur dihet se ketu minimalisht viti shkollor kushton mbi 40 mije dollare. Sa respekt me ka injektuar edhe vetem per kete fakt miku im, Ing. Agron Rama.
Shkrova pak gjera shkurt si per kete rrjet social, duke qene krenar si shqiptar per cfare kane realizuar bashkatdhetaret e mi te Chicagos ne jetet e tyre dhe ne kete menyre kane nderuar edhe vendin nga vijme.
Respekt per shqiptaret e Chicagos dhe gjithe emigrantet shqiptare, qe na nderojne dhe lajmi i fundit na ben krenar me fitoren si deputete ne zgjedhjet e fundit ne Gjermani te nje shqiptareje.
USA, vendi me i fuqishem ne Bote, eshte vend emigrantesh, ku komuniteti shqiptar ka nxjerre figura te ndritura te cilat i bejne nder Atdheut te tyre.
RROFSHIN EMIGRANTET.
Nga Kastriot Fetahu
Chicago 09/27/2021


You must be logged in to post a comment.