
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp, ku ka folur në lidhje me krizën e re që i kanoset vendit, ajo e energjisë elektrike. Rama e ka quajtur krizën energjitike të ngjashme dhe po aq goditëse sa pandemia dhe tërmeti.Rama tha se në të gjithë botën po ndihen tashmë efektet e rritjes së çmimit të gazit dhe karburantëve, dhe Shqipëria nuk mund tiu shpëtojë këtyre pasojave. Kryeministri kërkoi besim dhe durim nga qytetarët, ndërsa bëri një pasqyrë të situatës së deritanishme.Rama deklaroi se për Shqipërinë, çmimi mesatar vjetor i blerjes së energjisë nga importi, është thuajse trefishuar në krahasimin me vitin e kaluar.


You must be logged in to post a comment.