
Mbipesha e pilotit dhe e pasagjerit që udhëtonte në avionin që u rrëzua sot në Vermosh të Malësisë së Madhe mund të ketë qenë arsyeja që mjeti fluturues është ulur. Ky është varianti që sjell gazetari i Abc, Simon Shkreli, sipas të cilit avioni i vogël nuk mban më shumë se 200 kilogramë peshë.
200 kilogramë peshë.null
Ndërkohë Abc thotë se piloti i avionit mendohet se është nga Bosnja, nga Novi Pazar kurse pasagjeri është nga Plava, me origjinë boshnjake. Personat që i morën me mjetin fouristradë pa targa nga livadhi i Vermoshit, s’janë të zonës dhe kjo është kuptuar nga dialekti i tyre.Pas uljes së detyruar të avionit piloti dhe pasagjeri kanë tentuar që ta ngrenë sërish në fluturim por nuk ia kanë dalë. Mbetet sërish në pikëpyetje fakti se si u gjend aty afër makina që i transportoi dy personat që udhëtonin me avion dhe përse nuk qëndruan ata për të pritur autoritetet.


You must be logged in to post a comment.