Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, në një telefonatë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutoi mes të tjerash edhe për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Zeri i Amerikes

Në një njoftim për bisedën nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Presidenti Biden shprehu “mbështetjen e tij të fortë” për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit takohen të mërkurën më 6 tetor për të diskutuar perspektivën e anëtarësimit për Serbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Trending