51-vjeçari me inicialet Sh.I. nga Kurbini, i cili u shpall fajtor për përdhunimin e së bijës është dënuar me vetëm 8 vite burg. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit në Tiranë, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin. përmes aktit ekspertimit mjeko-ligjor është arritur të provohet se 51-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që në moshën 15-vjeçare dhe më pas ka vijuar me aktin e rëndë për 3 vite me radhë.

51-vjeçari u arrestua me 12 korrik të vitit 2019-të pas një video të publikuar në një emision investigativ, ku u gjet fajtor për akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhune me te mitur te moshës 14-18 vjeç” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

Trending