
Lajme të këqija për Hungarinë, por të mira për Shqipërinë në prag të përballjes midis dy Kombëtareve.
Titullari i hungarezëve, Atila Fiola është dëmtuar duke braktisur grumbullin dhe federatat ka njoftuar se mbrojtësi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për dy sfidat e radhës, përfshirë dhe Shqipërinë
31-vjeçari Fiola është titullar bazë në formacionin e “magjarëve” ku që nga viti 2014 ka bërë plot 38 prezenca për kombëtaren. Një ogur i mirë ky për skuadrën e Reja pasi do t’i duhet të bëjë llogaritë ndryshe në formacionin që do të hedhë në fushë.
Ndeshja do të luhet mbrëmjen e sotme ne ora 20.45 në stadiumin “Pushkash Arena” pa prani të tifozëve pasi Hungaria është e dënuar nga UEFA që pas koreve raciste ndaj futbollistëve të Anglisë.


You must be logged in to post a comment.