
Qendra e përpunimit të dhënave për korona virusin pranë Universitetit Johns Hopkins mbledh të dhënat për vdekjet nga COVID-19 në të gjithë botën. Shifrat e vdekshmërisë në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të rriten.
Pandemia e koronavirusit u ka marrë jetën më shumë amerikanëve sesa pandemia e gripit spanjoll në vitet 1918-1919. Një artiste është e vendosur që përmes instalacionit të saj artistik, më shumë se 700,000 jetë të humbura, të mos harrohen.
Artistja nga Merilendi, Suzanne Brennan Firstenberg, bën më shumë sesa ndryshon numrat, ajo shpreson të ndryshojë mendjet përmes instalacionit në një sipërfaqe prej 8 hektarësh në parkun kombëtar në kryeqytetin amerikan.
Përmes kësaj vepre publike arti, mbase do të ndikoj tek ndërgjegjja e atyre njerëzve që nuk po zgjedhin ende të vaksinohen, ose që nuk duan të mbajnë maskën”, thotë ajo.
Artistja dhe vullnetarët nga një kompani lokale kopshtarie punuan tre ditë duke vënë më shumë se 600 mijë flamuj të bardhë pranë monumentit të Uashingtonit.
“Kam 25 vjet që dal vullnetare dhe me këtë instilacion doja të ndihmoja për të vënë në vend dinjitetin e atyre që kanë humbur jetën nga kovidi në Shtetet e Bashkuara”, thotë artisja Suzanne Brennan Firstenberg.
Më shumë se 3,000 flamuj kanë shenja të kuqe, që nënkuptojnë humbjen punonjësve të kujdesit shëndetësor.
Ekspozita interaktive u dha familjeve mundësinë për të shkruar mesazhe personale për të dashurit.
“Shpresoj që kur të krijojmë një memorial të përhershëm, kjo do të shërbejë si mësim që të mos lejojmë që kjo të ndodhë përsëri”, thotë për Zërin e Amerikës artistja Suzanne Brennan Firstenberg.
Pas 17 ditësh, instalimi u mbyll me një ceremoni gjatë perëndimit të diellit. Artistja Firstenberg thotë se çdo flamur me shkrim mbi të do të pastrohet, dokumentohet dhe arkivohet. Ajo thotë se instalacioni i ndihmoi vizitorët të kuptojnë se nuk janë vetëm në pikëllimin e tyre


You must be logged in to post a comment.