Sulmuesi me hark dhe shigjeta vret 5 persona në Norvegji

Kopenhagen, Danimarkë – Një burrë i armatosur me një hark gjuajti me shigjeta blerësit në një qytet të vogël norvegjez të mërkurën, duke vrarë pesë persona para se të arrestohej, thanë autoritetet.

Shefi i policisë në komunitetin Kongsberg, pranë kryeqytetit të Oslos, tha se kishte “një konfrontim” midis oficerëve dhe sulmuesit, por ai nuk dha hollësira. Dy persona të tjerë u plagosën dhe u shtruan në spital në kujdes intensiv, përfshirë një oficer që ishte jashtë detyrës dhe brenda dyqanit ku ndodhi sulmi, tha policia.

“Njeriu që kreu aktin është arrestuar nga policia dhe nuk ka asnjë kërkim aktiv për më shumë njerëz. Bazuar në informacionin që kemi, qëndron vetëm një person pas kësaj, ” tha Shefi i Policisë Oeyving Aas.

Kryeministrja në detyrë Erna Solberg e përshkroi sulmin si “tmerrshëm” dhe tha se ishte shumë herët për të spekuluar mbi një motiv.

Kryeministri i caktuar, Jonas Gahr Stoere, i cili pritet të marrë detyrën të enjten, e quajti sulmin “një akt mizor dhe brutal” në komentet për agjencinë norvegjeze të lajmeve NTB.

Policia u vu në alarmpër sulmin rreth orës 18:15. dhe e arrestoi të dyshuarin rreth 30 minuta më vonë. Komuniteti prej rreth 26,000 banorësh është rreth 66 kilometra në jugperëndim të Oslos.

Trending