Port au Prince – Raportohet se 17 misionarë të krishterë amerikanë dhe familjet e tyre, përfshirë fëmijë, janë rrëmbyer nga anëtarë të një bande në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince.

Rrëmbimi ndodhi kur misionarët po dilnin nga një jetimore, raporton New York Times. Grupi po mbahet nga banda e armatosur, tha një burim i sigurisë lokale për agjencinë e lajmeve AFP.

Një zëdhënës i qeverisë amerikane tha se ata ishin në dijeni për raportimin e rrëmbimit. “Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve amerikanë jashtë vendit është një nga përparësitë më të larta të Departamentit të Shtetit,” tha zëdhënësi, duke mos pranuar komente të mëtejshme.

Trending