Kush eshte Demir Backa, biznesmeni i vrare ne Fier?! - Aktualitet

Humb jeten ne spital i plagosur rende Dem Backa

U plagos ne makinen e tij audi ne parkimin e QTU ne fillim te rrepeveNje makine e djegur benz ne Daullas pas krimit Dem Backa investitor ne qytet, pronar i hotelit dhe lokali “Piazza” Fier

U nda nga jeta ne spital pak minuta pas plagosjes Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40 në rrethrrotullimin e njohur si ish-QTU. Autori ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje drejt viktimës.57-vjeçari Demir Backa ka qenë në automjetin e tij tip “Audi” të parkuar pranë vendngjarjes në momentin kur i është afruar makina e autorit ose autorëve të përfshirë.Fillimisht, Backa ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.Informacion paraprakSot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ne emer te sofres fierake shprehim ngushellime per humbjen e Demit familjareve dhe miqeve te tij….

Trending