Nuk flasin me njëra-tjetrën? Çfarë ka ndodhur mes motrave Libohova?

Eranda Libohova ditën e djeshme u nderua nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me çmimin prestigjioz “Mjeshtër i madh”.

Në këtë moment kaq të shënuar dhe të rëndësishëm në karrierën e saj, ishin prezentë të afërm, miq dhe kolegë të artistes, por e gjeni dot se kush mungoi?

Në urimet që mori Eranda në “Instagram”, motra e saj Irma Libohova nuk u vu re askund.

Për më tëpër nga një kontroll në “Instagramin” e të dy motrave, bie në sy që ato nuk ndiqen me njëra-tjetrën.

“Like” apo pëlqimi i fundt që i kanë dhënë njëra-tjetrës është para trë vitesh, në gusht të 2018.

Këto janë disa detaje që të çojnë në dyshimin se mes motrave ka një ‘krisje’.

Kujtojmë se në maj të vitit 2018, në Pallatin e Koncerteve u ngjitën në skenë katër këngëtare, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima.

Por të gjithëve u ra në sy, mungesa e motrës së Irma Libohovës, këngëtarja Eranda Libohova, e cila nuk u ndje as në rrjetet sociale por edhe e shmangu prezencën e saj në sallë.

Trending